Flamurtari ka bërë disa përforcime ditët e fundit dhe ka arritur thuajse të kompletojë mesfushën dhe sulmin. Me marrjen e Bejtes, i cili mund të jetë që sot në Vlorë, blindohet edhe porta, kështu që reparti i vetëm, që ka nevojë për përforcime, është mbrojtja, më saktë qendra e saj.
Në planet e klubit vlonjat ishte një qendërmbojtës me përvojë nga Gjeorgjia, por tashmë kjo pistë ka rënë poshtë, sepse FSHF vendosi të mos e ndryshojë numrin e të huajve në fushë për skuadrat tona edhe këtë sezon. Numri i të huajve mbetet 4 dhe vlonjatët kanë më shumë se kaq në grupin aktual. Në këtë situatë, ata nuk mund të marrin të huaj të tjerë dhe do të shihet tregu vendës për të gjetur qendërmbrojtësin. Një emër i lakuar mbetet ai i Ditmar Bicajt.