Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

"Zhvilluam një lojë luftarake, por nuk shënuam kur duhej", Qatip Osmani: Tani përqendrohemi në kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
"Zhvilluam një lojë luftarake, por nuk shënuam kur
Qatip Osmani

Vllaznia është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë pavarësisht se barazoi me rezultatin 1-1 në gjysmëfinalen e dytë përballë Egnatias. Sfida e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të rrogozhinasve, fitore që u hyri në punë në ndeshjen e sotme që shkoi në 120 minuta. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Kishim shpresa te kjo ndeshja pasi edhe diferenca na premtoi që mund të kalohej. Kur kishim më shumë lojtarë në fushë e pësuam golin për gabim individual. Zhvilluam një lojë luftarake me shumë dyluftime. Në një pjesë të fraksionit të dytë i lejuam kundërshtarit të qarkullonte topin. Megjithatë, na vjen keq. Duhet të përqendrohemi në kampionat tashmë”, u shpreh fillimisht Qatip Osmani.

Lojtarët që erdhën nga stoli, mendoni se kanë diferenca të mëdha me 12 të tjerët?

“Jemi bazuar në disa ndeshje të tjera. Nëse i analizojmë ndeshjet e tjera dhe zëvendësimet, nuk kemi patur atë reskinë që kërkonim në ato momente. Sigurisht edhe sot me ndryshimet u munduam të luanim me lojtarët të shpejtë dhe që janë të gjindshëm në 16 metërsh. Duhej të shënonim të dytin pasi kishim lojtarë më tepër”.

A e kuptuat që skuadra juaj u lodh shumë, kur mbetën me 10 lojtarë çfarë mase morët?

“Ndryshuam edhe sistemin. Sigurisht që u munduam të bëjmë diçka me futjen e lojtarëve të krahut dhe Bruno Gomes në 16 metërsh, që t’i ndihmonin edhe Bekim Balajt”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga