
Në orën 18:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”, aty ku do të luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë. Dinamo dhe Egnatia do të bëjnë mes tyre llogaritë e këtij trofeu, i cili padikskutim sjell edhe përfitime.
Por duke qenë një sfidë mjaft delikate dhe shumë e rëndësishme për skuadrat, FSHF-ja e ka vlerësuar maksimalisht. Kështu i ka besuar këtë përballje një arbitri me stemën e FIFA-s.
Në Elbasan do të gjykojë Enea Jorgji, i cili do të vendosë drejtësi mes skuadrave. Ndërkohë ende nuk dihet se kush do të jenë ndihmësit e tij për këtë takim.
Vlen të theksohet se ditën e dielë, Jorgji së bashku me Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të gjykojnë në derbin e madh grek mes AEK dhe Panathinaikos, duel ky që do të luhet në “OPAP Arena” në orën 19:00.