Pas barazimit 1-1 me Dinamon, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini pati një përplasje në distancë me moderatoren e emisionit “Supergol” në RTSH, Hygerta Sakon. Tekniku shkodran tha që Sako duhet t’i kërkonte falje, teksa nuk foli më gjatë, duke mos u prononcuar për ndeshjen, si herët e tjera.
Një ngjarje e cili pasoi me reagimin e klubit të Vllaznisë, por edhe me “bombat” që plasi vetë moderatorja Hygerta Sako. Por në këtë situatë e “pësoi” edhe gazetari që ndodhej në “Air Albania” për prononcimet, Keivin Sula.
Ky i fundit u gjend në një pozitë tepër të vështirë, duke mos e kuptuar se çfarë po ndodhte. Martini u largua me nerva për shkak të Sakos, duke i përplasur edhe kufjen gazetarit në fjalë, i cili mbeti i shtangur edhe pse nuk ishte fare pjesë e kësaj “meseleje”.
Momenti i përplasjes Martini - Sako



