
Tirana do të kërkojë përmbysjen përballë Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës. Bardheblutë e humbën sfidën e parë me rezultatin 2-0, teksa sot luajnë gjithçka për gjithçka.
Gjithashtu është mësuar edhe grupi i arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë. Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Ndërsa arbitët i katërt është emëruar Dorjan Maletaj.
Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Jorgjit do të vijnë, Eldorjan Hamiti dhe asistentja e tij, Emanuela Rusta.
Arbitrat e ndeshjes Tirana-Kukësi.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Ridiger Çokaj
Arbitër i 4: Dorjan Maletaj
VAR: Eldorjan Hamiti
Avar: Emanuela Rusta
Kujtojmë që kjo sfidë do të luhet pasditen e sotme, duke filluar nga ora 18:00, në stadiumin e kryeqytetit, “Air Albania.