
Elbasani do të luajë sërish në një transfertë mjaft të vështirë. Këtë herë për llogaritë e Kupës së Shqqipërisë do të uhëtojë sërish në Shkodër.
Skuadra e udhëhequr nga Ivan Gvozdenovic do të sfidojë Vllazninë në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 0-0 dhe shanset për t’u kualifikuar janë të mëdha.
Mbështetja e tifozëve në këtë transfertë nuk do të mungojë. “Tigrat Verdheblu” bëjnë thirrje që të jenë sa më të shumtë në mbështetje të skuadrës, ndërsaa nënvizojnë që të vishen zi dhe të bashkohen me tifogrupin më të madh të ekipit.
“Të martën luajmë përsëri në Shkodër kundër Vllaznis për Kupën e Shqipërisë. bashkohemi të gjithë bashkë për të mbështetur ekipin tonë!
Nisja 14:00 Stadiumi "Elbasan Arena"
Bashkohu me ne Vishu Zi”, shkruhet në postimin e tyre. Sfida do të luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00.
View this post on Instagram