Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Të martë dhe të mërkurë, zbulohet AXHENDA e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Të martë dhe të mërkurë, zbulohet AXHENDA e
Trofeu i Kupes se Shqiperise

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Këto sfida do të përcaktojnë katër skuadrat që do të kalojnë në gjysmëfinale.

Të martën do të zhvillohen dy takimet e para: Partizani – Laçi dhe Vllaznia – AF Elbasani. Në përballjet e para, të dyja çiftet u ndanë në barazim 0-0, duke e lënë gjithçka të hapur për kualifikim. Partizani pret Laçin në “Arenën e Demave”, ndërsa Vllaznia përballet me AF Elbasanin në “Loro Boriçi”, me të dyja sfidat që do të luhen në orën 17:00.

Të mërkurën janë programuar edhe dy përballjet e tjera. Egnatia – Bylis do të zhvillohet në “Arena Egnatia” në orën 13:30, me rrogozhinasit që janë më pranë kualifikimit në gjysmëfinale falë fitores 1-3 në takimin e parë. Ndërkohë, Skënderbeu – Dinamo City do të luhet në Korçë në orën 16:30, me ekipin korçar që ka avantazhin e fitores 2-0 nga sfida e parë.

Ndeshjet e raundit të dytë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:

Partizani – Laçi, 25 shkurt, ora 17:00

Vllaznia – AF Elbasani, 25 shkurt, ora 17:00

Egnatia – Bylis, 26 shkurt, ora 13:30

Skënderbeu – Dinamo City, 26 shkurt, ora 16:30

Të martë dhe të mërkurë, zbulohet AXHENDA e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga