Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Skënderbeu me një këmbë në gjysmëfinale, Dinamo për përmbysjen (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu me një këmbë në gjysmëfinale, Dinamo
Hoxha - Prenci

Skënderbeu – Dinamo është çerekfinalja e fundit e Kupës së Shqipërisë që do të luhet në orën 16:30 në stadiumin “Skënderbeu”. Një duel shumë i rëndësishëm për skuadrat që kërkojnë biletën e fundit për në gjysmëfinale, me ndeshjen e parë mes tyre që ka përfunduar 2-0 në favor të korçarëve.

Ekipi i Ernest Gjokës synon të ruajë këtë avantazh për të kaluar në fazën tjetër, ndërsa “djemtë” e Ilir Dajës të vetmen rrugë për kualifikimin kanë të përmbysin rezultatin e sfidës së parë. Një sfidë që premton të jetë e luftuar, me trajnerët që kanë përgatitur gjithçka në detaje.

Si te korçarët ashtu edhe te dinamovitët ka dilema sa i takon formacioneve. Gjoka është në dilemë për një fanellë titullari mes  Frenklit apo Estrela dhe mes Nikalt e Lukinas, ndërsa nga skuadra e Dinamos ka një balotazh mes Hoxhës dhe Alijit për në qendër të mbrojtjes.

Formacionet e mundshme:

Skënderbeu: Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Shaqe, Sabo, Janaqi, Frenkli (Estrela), Nikaj (Lukias), Nars, Bismark. Trajner:  Ernest Gjoka.

Dinamo: Teqja, Meksi, Hocha (Aliji), Dint, Lorran, Toli, Gudiabi, Qefalija, Nani, Bregu, Zabërgja. Trajner: Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga