Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

SHORTI/ Goglat thonë "fjalën" e tyre, zbulohen çiftet gjysmëfinaliste në Kupën e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
SHORTI/ Goglat thonë "fjalën" e tyre, zbulohen çiftet
Kupa e Shqiperise

Në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti për çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Dinamo, Vllaznia, Egnatia dhe Partizani kanë mësuar edhe kundërshtarin ëe tyre në këtë fazë.

Goglat rezervuan përballje shumë interesante dhe të luftuara mes 4 ekipeve pjesëmarrëse. Vllaznia do të duelojë me Dinamon, me  sfidën e parë që shkodranët do ta luajnë në shtëpi.

Ndërkohë nga ana tjetër Egnatia peshkoi skuadrën e Partizanit. Dueli i parë mes tyre do të luhet në “Egnatia Arena”.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia- Dinamo City (2 prill)/ Dinamo City – Vllaznia (23 prill)
Egnatia – Partizani (2 prill )/ Partizani – Egnatia (23 prill)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga