Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Sfidojnë Vllazninë në gjysmëfinale, drejtori i Dinamos: Hyjmë me mentalitet fituesi, luftojmë për trofe

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidojnë Vllazninë në gjysmëfinale, drejtori i Dinamos:
Ermal Barushi

Dinamo do të luajë në transfertë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Goglat i vunë përballë skuadrës së Vllaznisë dhe kjo premton të jetë një ndeshje spektakolare.

Pas hedhjes së shortit ka folur drejtori sportiv i Dinamos, Ermal Barushi. Ky i fundit ka theksuar se të gjitha ekipet janë pretendete për të fituar trofeun, por nëse skuadra hyn me mentalitetin fitues mund të triumfojë në fund.

“Të treja ekipet janë kompetitive për të fituar Kupën e Shqipërisë, ndeshja e parë jemi udhëtues por ndonjëherë është më mirë. Kemi bërë paraqitje të mira me Vllazninë, mendoj që të shkojmë deri në fund dhe të fitojë më i miri. Në këtë periudhë ka shumë ngarkesa të kampionatit, ka shumë ndeshje, por numrin e kemi, është çështje mentaliteti, nëse hyjmë në ndeshje me mentalitet fituesi gjithçka shkon më mirë.

Nuk ka ndeshje të lehta, i bëjmë ndeshjet e vështira ose të lehta vetë, vijmë nga një trazicion rreth 14 vjet pa qenë në Kupat e Europës, prandaj them që çdo gjë e kemi vetë në dorë. Tranzicioni ka qenë shumë i gjatë, investimet janë bërë shumë të mëdha, mbështetja është e madhe nga presidenti Bardhi. Çdo gjë është e mundur dhe luftojmë për trofe”, ka theksuar Barushi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga