Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

"Rashicës t'i marrim më të mirën sa e kemi", tekniku Gjoka preferonte fitoren në Superiore se në Kupë: Na iku 3 pikëshi në momentet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
"Rashicës t'i marrim më të mirën sa e kemi",
Ernest Gjoka

Është mbyllur takimi i parë mes Dinamos dhge Skënderbeut në Kupë. Korçarët morën fitoren 0-2 në transfertë dhe shkojnë në shtëpi të qetë për ndeshjen e ardhjes.

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka është prononcuar në RTSH se i intrereson më shumë kampioanti se Kupa dhe do të preferonte të mposhte Dinamon në Superiore më tepër pasi i duhen pikët dhe është prioritet mbijetesa.

Tekniku lavdëroi Bismark, Rashicën që do të ikë tashmë dhe brazilianin Luquinhas.

“Sa po e thash. Do më interesonte shumë më shumë ai 3 pikëshi i kampionatitt se na iku në momentet e fundit. Këto ndeshje janë të rëndësishme.

Duhet të gjemë veten dhe të vazhdojmë në kampionat. Pasi nuk jemi aty ku duhet.

Dinamo kundërshtar i vështirë. Mban shumë topin, nuk të lë të qarkullosh. Ndeshja e kampionatit pak a shumë ishte njësoj. Atje na mungoi maja e sulmit, Bismark. Lamë Rashicën në atë pozicion, po nuk mund t’i marrësh më të mirën aty. Ndërsa sot ishte Bismark dhe Rashica u vu në rolin natyral.

Shiko, Rashica është një pikë shumë e fortë. Është fakt që do të iki, por duam ta shfrytëzojmë sa e kemi. Në momentin e parë ndoshta ai lojtar që do të vihet aty mund të mos japë 100 përqind, pasi Rashica është një ingranazh i rëndësishëm.

Braziliani Luquinhas mund të bëjë shumë mirë aty, pasi është i zgjuar. Ne po përgatisim lojtarë për atë pozicion. Të rinjtë që kanë ardhur mund të bëjnë mirë”, u shpreh Gjoka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga