Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

"Pretendime kanë dhe ekipet e tjera, jo vetëm ne", presidenti i Egnatias pas shortit: Bylisi shumë i fortë

Shkruar nga NEWSPORT
"Pretendime kanë dhe ekipet e tjera, jo vetëm ne",
Agim Demrozi

Egnatia në fazën çerekfinale të Kupës do të përballet me Bylisin. Dy ekipet e Superiores vihen përballë njëra-tjetrës pas shortit të mbajtur ditën e sotme në ambientet e Federatës.

Presidenti i klubit rrogozhinas, Agim Demrozi ka folur për fatin që goglat i kanë rezervuar ekipit kampion të Superkupës. Sfidat në Kupën e Shqipërisë luhen me sistem vajtje-ardhje tani e tutje deri në finale.

“Bylisi është një ekip shumë i fortë ashtu si të gjitha ekipet e tjera. Sporti është i bukur, kur e fiton është edhe më i bukur. Tani duhet të qendrojmë me këmëbë në tokë.

Pretendime kanë edhe ekipet e tjera, jo vetëm ne. Dhe për vetëkënaqësinë, ne nuk kënaqemi asnjëherë. 4 ekipet e para në renditje janë rivalë deri në fund.

Kemi bërë goxha lëvizje në merkato këtë vit, por po presim dhe një sulmues”, u shpreh Demrozi.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga