Klajdi Kola ka folur për ndeshjen Partizani - Elbasani, e mbyllur me rezultatin 3-1 për verdheblutë, shifra që çoi në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë miqtë e drejtuar nga Gvozdenoviç.
Ish gjyqtari i njohur i Superiores u shpreh se rasti i minutës 115-të nuk ishte penallti, poir arbitri Eldorian Hamiti e vlerësoi si faull ndërhyrjen e Atanaskoskit. Ai theksoi se duhej të kishte ndërhyrë sistemi VAR, por në fund u caktua që ishte 11-metërsh. Në panelin e RTSH-së, Kola tha:
"Më bën të mendoj që të ketë qenë penallti se lojtarët nuk protestuan, por në fakt momenti tregon tjetër gjë. Me këto pamje që kemi duket se nuk kemi kontakt. Mendoj se nuk kemi të bëjmë me penallti se nuk e vërtetojmë dot. Për mua ky rast nuk është 11-metërsh".
I të njëjtit mendim ishte dhe mesfushori Sokol Bulku. "Edhe për mua nuk është penallti. Edhe nëse do të kishte prekje, intensiteti nuk është i lartë", tha ai.
Dhe për t'i vënë vulën të njëjtit mendim, ish trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti u shpreh: "Kjo nuk është 11-metërsh. Duhej të kishte ndërhyrë sistemi VAR. Rasti i parë që lojtari e godet në fytyrë është penallti".
