Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë në fazën çerekfinale, pas humbjes 1-3 sot përballë Elbasanit në “Arenën e Demave”. Megjithatë, kjo sfidë pati shumë polemika.
Një nga më të “kripurar” ishte penalltia e akoorduar nga arbitri Eldorjan Hamiti në favor të “verdhebluve”, në minutën e 119-të të sfidës, 11-metërsh që i shkaktoi humbjen të kuqve.
Pas sfidës reagoi edhe Oltijon Kërnaja, teksa pas trajnerit klubi i Partizanit ka reaguar akom edhe më ashpër. Në reagimin e bërë nga klubi i kuq, ka shpallur “non-grata” arbitrin Hamiti.
REAGIMI:
Klubi Partizani dënon me forcë gjykimin e ndeshjes së sotme të kupës së Shqipërisë Partizani - Elbasani, me një arbitër të papërgjegjshëm si Eldorian Hamiti. Ky arbitër është non grata për Partizanin. Rasti më flagrant është minuta 119 kur Hamiti vendosi kualifikimin me një penallti inekzistente, të cilën vetëm ai e ka parë.
Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje të cilat nuk kanë nevojë për koment.
Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se lojtarëve dhe dëmin që i bëhet ekipit.
I bëjmë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtimin e këtyre arbitrave të papërgjegjshëm nga sistemi i arbitrimit që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmtojnë imazhin e futbollit si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive.
FK Partizani kërkon vetëm drejtësi!
