Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Partizani një hap larg finales, mësoni kur do të luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani një hap larg finales, mësoni kur do të luhen
Kupa e Shqiperise

Kupa e Shqipërisë është trofeu tjetër i shumë “lakmuar” nga skuadrat që ndodhen ende në garë. Gjysmëfinalet e kthimit në këtë turne premtojnë të jenë shumë të luftuara dhe mjaft delikate.

Kështu Partizani, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia do të bëjnë mes tyre llogaritë për 2 biletat e finales. Gjysmëfinalet e kthimit janë parashikuar të zhvillohen më 23 prill në orën 18:00.

Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Egnatias, me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar 1-0 në favor të demave. Të kuqtë kështu janë një hap larg finales dhe në shtëpinë e tyre do të tentojnë të administrojnë rezultatin për të arritur në finalen e Kupës pas 21 vitesh mungesë.

Ndërkohë sfida tjetër do të jetë mes Dinamos dhe Vllaznisë. Përballja e parë mes tyre nuk prodhoi asnjë fitues dhe 90-të minutat që do të luhen në “Elbasan Arena” do të jenë vendimtare për fatet e shkodranëve dhe dinamovitëve.

Partizani një hap larg finales, mësoni kur do të luhen
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga