Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Nënvlerëson Dinamon? Tefik Osmani pas shortit: Do të doja Egnatian, kemi krijuar në ekip tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Nënvlerëson Dinamon? Tefik Osmani pas shortit: Do të doja
Tefik Osmani

Tefik Osmani ka folur për mediat pas heshjes së shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Goglat vunë përballë Vllazninë dhe Dinamosn, me duelin e parë mes tyre që do të luhet nën “Loro Boriçi”.

Drejtori i shkodranëve ka theksuar se në këtë fazë të Kupës do të dëshironte një sfidë me Egnatian, pasi nga viti i kaluar skuadra është përmirësuar dhe kjo sfidë do të shërbente për të aprë forcën e ekipit.

Ndër të tjera nënvizoi se në këtë fazë të gjitha skuadrate kanë shanse të njëjta, por ekipi i tij duhet të parë ndeshjet një nga një.

“Të katërta skuadrat kanë cilësitë e veta dhe janë shumë të forta. Do të më pëlqente një përballje me Egnatian sepse të jep një mundësi për të parë edhe skudrën, sepse jemi përballur para një viti, por tani jemi një skuadër tjetër. Kemi krijuar një ekip që në fillim, kemi bërë disa afrime në janar aty ku kemi pasur nevojë dhe e kemi plotësuar grupin, edhe dëmtime nuk kemi pasur këtë periudhë dhe jemi ok.

Tifozët janë mësuar të dëgjojnë që ky është viti i duhur, por unë di të them që duhet ti marrim ndeshjet një nga një, duhet të japim maksimumin.

DODAJ- Unë mendoj që çdo lojtar i ri që del nga kampionati shqiptar është një plus që mos ikë, por është ana financiare që i detyron disa klube për ti lënë, por është dhe për të mirën e lojtarëve që të jenë jashtë Shqipërisë”, ka deklaruar Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga