
Dinamo
Dinamo këtë vit e ka nisur me mungesa, të cilat nuk po i ndahen as në Kupën e Shqipërisë. Skuadra e Ilir Dajës ditën e mërkurë do të luajë ndaj Erzenit në orën 13:30, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave.
Për këtë sfidë, Daja nuk do të mund të llogarisë shërbime e 2 futbollistëve. Edmir Sali vazhdon të mungojë për shkak dëmtimi, me gardianin e portës që po rikuperohet. Ndërkohë për arsye shëndetësore, saktësisht gripale do të mungojë Jorgo Meksi.
Mbrojtësi nuk mundi të luante as ndaj Bylisit në kampionat dhe do të mungojë edhe ndaj Erzenit në Kupë. Mungesa të rëndësishme për timonierin e “Bluve”, i cili me shumë gjasa pritet të luajë me të njëjtin formacion si ndaj Bylisit.
Poll