
Aron Jukaj
Elbasani u eliminua nga Vllaznia nga Kupa e Shqipërisë pas goditjeve të penalltive. Aron Jukaj u shpall lojtari i ndeshjes dhe doli në prononcim për mediat.
“Bëra punën time, mendoj se i gjithë ekipi dha maksimumin. Luftuam dhe e merituam fitoren. Mendova vetëm të prisja penalltinë e Kasës dhe e bëra.
Kujt do t’ia dhuroj lulet? Të shohim, kush na pret jashtë (qesh). Normal që do t’i hap rrugën Qarrit sepse është portieri i parë i Vllaznisë, i uroj shërim shumë të shpejtë. Ne jemi me të vërtetë si vëllezër.”, tha Jukaj.
Poll