 
Bylis 1 – 3 Egnatia (Ruçi 68' / Ujka 23', Wotlai 34', Kasa 66')
Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit përfundoi 1-3 në favor të rrogozhinasve.
Golat për Egnatian u shënuan nga Ujk,a Wotlai dhe Kasa. Ndërsa golin e vetëm për Bylisin e shënoi Flamur Ruçi në minutën e 68-të të sfidës.
Një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Egnatias që e afron më shumë me gjysmëfinalen. Në ndeshjen e kthimit, Bylis ka shumë punë për të bërë, pasi duhet të përmbysë një disavantazh prej dy golash.
Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Emanuela Rusta
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Kane, Gjata, Kamara, Ruçi, Malomo, Peralta, Abazaj, Ilieski, Walisson. Trajner: Nevil Dede.
EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Dulysse, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Wotlai, Zejnullai, Kasa, Ujka, Lushkja. Trajner: Edlir Tetova.
LIVE:
68' GOL BYLIS! Shënon Ruçi.
  
66' GOL EGNATIA! Shënon Kasa.
  
45+4' Mbyllet pjesa e parë. 
34' GOL EGNATIA! Shënon Wotlai.
  
23' GOL EGNATIA! Shënon Serxho Ujka.
  
11' Bylis pranë golit me Gjatën, Dajsinani në kohën dhe vendin e duhur.
  
 1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Bylisit dhe Egnatias.
 
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       