
Kupa e Shqiperise
Ditën e sotme do të luhen disa nga ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. 4 ekipe do t’i bëjnë “karshillëk” Kombëtares shqiptare, me kuqezinjtë që do të luajnë ndaj Jordanisë në orën 19:00 në “Air Albania”.
Në orën 13:30 do të luhen 2 takime. Korabi do të presë në shtëpi skuadrën e Koplikut dhe mes tyre do të bëjnë lologaritë e fitores dhe kualifikimit.
Ndërkohë në po të njëjtën orë do të luhet edhe Laçi – këlcyra. Kurbinasit në shtëpinë e tyre e kanë detyrim fitoren dhe ndaj Këlcyrës do të jenë “all-in” për triumfin.

Poll