
Kupa e Shqipërisë është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri. Pikërisht për këtë trofe Kukësi dhe Egnatia do të vihen përballë tyre në “Air Albania” në orën 19:00.
Një duel interesant dhe mes dy skajeve të kampionatit, pasi siç dihet tashmë verilindorët kanë rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa Egnatia e mbylli si lidere. Ky trofe vlen shumë, pasi nëse skuadra e Bledar Devollit ia del të fitojë do të merrte pjesë në Kupat e Europës dhe do të mbushnin “arkat” e klubit.
Ndërkohë nëse triumfon Egnatia do të gëzonte edhe Tirana. Rrogozhinasit pas triumfit do të përfitoni një shumë të ardhurash, ndërsa bardheblutë do të fitonin të drejtën të merrnin pjesë në Kupat e Europës.
Për ekipin që fiton Kupën nga FSHF-ja jepen 50 milionë lekë të vjetër. Kështu cilado skuadër ta fitojë këtë shumë e ka të siguruar. Egnatia e ka siguruar tashmë pjesmarrjen në Europë dhe dihen përfitimet që merr, ndërsa nëse Kukësi fiton Kupën do të merrte 325 mijë euro vetëm nga pjesmarrja në Conference League, në total për verilindorët do të ketë afersisht 375 mijë euro.
Shumë kjo që do t’i ndihmonte skuadrën e Devollit të përforcoheshin për sezonin e ri të mbulonin një pjesë të madhe të shpenzimeve.