
Gjysmefinalet e kthimit ne Kupen e Shqiperise
Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të përcaktojnë edhe ekipet që do të përballen në finalen e madhe të 1 majit.
Në orën 19:00 do të luhet sfida mes Partizanit dhe Egnatias, me të kuqtë që vijnë me avantazhin 1-0 nga takimi i parë. Ndeshja do të zhvillohet në “Arena e Demave”.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Dinamo City dhe Vllaznisë, gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Ky takim do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.
Poll
Lexo gjithashtu
KUPA E SHQIPERISE
Kupa e Shqipërisë, ja kur do të luhen gjysmëfinalet e kthimit
KUPA E SHQIPERISE