
Egnatia padiksutim është skuadra më simpatike në futbollin shqiptarë. Rrogozhinasit poi a dalin që vit pas viti të fitojnë trofe, ndërsa janë pretendenti kryesorë për të ngritur lart titullin kampionë.
Fitorja 1-0 ndaj Kukësit mbrëmë, konfirmoi një skuadër të fortë që është gatik të “kafshojë” çdo kundërshtar që i del para për trofetë. Kështu rrogozhinasit fituan për herë të dytë rresht Kupën e Shqipërisë.
Në lidhje me këtë sukses të arritur nga “djemtë” e Edlir Tetovës ka reaguar Armand Duka në rrjetet sociale. Kreu i FSHF-së ka uruar rrogozhinasit për Kupën, ndërsa thekson se triumfi për herë të dytë rresht është tregues i vazhdimësinë dhe urisë për të fituar.
“Urime Egnatia për triumfin në Kupën e Shqipërisë!
Fitimi i këtij trofeu për të dytin vit radhazi është tregues i vazhdimësisë dhe urisë për të fituar. Një finale e bukur, e luftuar, që u lë radhën edhe të tjerave për titullin kampion, po në stadiumin "Air Albania"!”, ka shkruar Duka.