Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Egnatia favorit prej kualitetit, por tifozët kuksian mund të ndikojnë”, Alban Tafaj: Kukësin e mirëpresim prapë vitin tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
“Egnatia favorit prej kualitetit, por tifozët kuksian mund të
Alban Tafaj

Ish-futbollisti i njohur, Alban Tafaj foli për mikrofonin e MCN TV në prag të finales së Kupës mes Kukësit dhe Egnatias.

“Për kampionatin që ka bërë Egnatia, meriton të bëjë një ndeshje dinjitoze. Për Kukësin është shansi më i mirë për të thënë që është një skuadër që nuk e meriton të bie nga Kategoria. Vitin tjetër e mirëpresim në Superiore me një sezon të mirë në Kategorinë e Parë.

Individët bëjnë diferencën dhe Egnatia e ka vërtetuar që i ka. Shpirti i garës ndikon dhe tifozlliku që kuksianët kanë në Tiranë mund të ndikojë. Egnatia nuk bën llogari për Final Four sepse synon të fitojë këtë trofe.

Presioni është tek Egnatia pasi ka udhëhequr kampionatin për shumë javë ndaj i rëndon mosmarrja e titullit më shumë sesa Kupa. Ndeshje shumë e bukur dhe kualitetet do të bëjnë diferencën në fushën e lojës”, tha Tafaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga