Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Egnatia – Dinamo City, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia – Dinamo City, finalja e Kupës së Shqipërisë
Egnatia - Dinamo

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia – Dinamo City, do të luhet të enjten, më 1 maj, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Dy skuadrat kanë arritur me meritë në finalen e këtij edicioni dhe të enjten do të përballen për të fituar trofeun e 73-të në histori.

Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë dhe përveç pjesëmarrjes në “Final Four”, tashmë ka si fokus kryesor finalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo është hera e tretë që rrogozhinasit arrijnë në finalen e Kupës, pasi kanë triumfuar në dy edicionet e fundit.

Dinamo City rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas 22 vitesh. Një ekip me traditë dhe shumë eksperiencë në këtë kompeticion, dinamovitët kanë fituar 13 trofe të Kupës së Shqipërisë.

Objektivi i Dinamo City-t është të rikthejë Kupën në shtëpi, ndërsa i Egnatias, të vazhdojë të mbrojë titullin dhe të qëndrojë kampione në fuqi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga