Edi Martini dhe Hygerta Sako
Edhe pse u mendua se Vllaznia do të ishte e favorizuar në “letër” ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, shkak tifozeria vendase, ekipi shkodran nuk ia doli të fitoi kundër Dinamos, e përfunduar 1 – 0 për kryeqytetasit.
Golin e triumfit për dinamovitët e shënoi sulmuesi Dejvi Bregu në minutën e 76-të. Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës shkodrane Edi Martini, mbajti sërish qëndrim ndaj moderatores së emisionit “Super Gol” në RTSH, Hygerta Sako.
Njoftimin se klubi i Vllaznisë kishte vendosur të mos prononcohej në mikrofonin e RTSH e dha gazetari Kristo Thoma. Në këtë pikë të sezonit, objektivi i vetëm për Vllazninë është titulli në Superiore, aty ku gara është e “nxehtë”.
Poll
