Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Befasoi Dinamon në Superiore, Skënderbeu kërkon të surprizojë sërish në "Elbasan Arena"

Shkruar nga NEWSPORT
Befasoi Dinamon në Superiore, Skënderbeu kërkon të
Dinamo - Skenderbeu

Skënderbeu luan sërish me Dinamon ditën e sotme por kësja here për Kupën e Shqipërisë. Pritet një luftë dhe surpriza nga korçarët, ashtu siç bënë dhe në takimin e Superiores.

Bardhekuqtë u përballën me dinamovitët po në “Elbasan Arena”, javën e kaluar. Sot po ky impiant do të jetë pritës i një sfide Dinamo-Skënderbeu, që vlen më shumë pasi një fitore të dërgon me një “këmbë” drejt gjysmëfinales së Kupës. Kalimi i turit do të thoshte afrimi me finalen, fitimi i një trofeu në fund të sezonit dhe dërgimi në Europë.

Kjo vlen më shumë për skuadrën e Gjokës, pasi blutë me siguri do të mund të kapin Europën nga Final Four. Tekniku Ernest Gjoka u ka kërkuar djemve impenjim maksimal, edhe pse Superiorja është me më përparësi në fakt për të evituar rënien.

Sidoqoftë, juglindorët nuk e anashkalojnë këtë kompeticion dhe duan të godasin Ilir Dajën siç bënë në kampionat, ku befasuan. Një befasi e re do të thoshte më shumë shanse në sfidën e dytë që i jep Skënderbeut avantazhin fushë dhe tifozerinë në krahë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga