
Eventi më madhështor i futbollit ka mbyllur rrugëtimin e saj, pas finales së madhe të mbrëmjës së shkuar mes Argjentinës dhe Francës. Triumfi i “Albicelestëve” ishte fundi i aventurës 1 mujore në Katar 2022.
Milionat e arkëtuara nga eventi më i madh i futbollit në botë ka tejmbushur arkat e FIFA-s. Vlera prej 7.5 miliardë euro rregjistrohet si më e larta e arritur nga një event sportiv. Të gjithë të ardhurat rregjistrohen nga sponsorët dhe partnerët zyrtar të Kupës së Botës.
Botërori 2026, është një objektiv tjetër madhorë për FIFA-n e cila do të përfshij 48 ekipe dhe jo më 32, ku do të zhvillohet në tre shtetet “Amerikë-Kanada-Meksikë”. Objektivi është që në këtë event të arrihet vlera e 11 miliardë eurove.