
Kupa e Botës tashmë ka mësuar edhe dy çiftet gjysmëfinaliste që do të duelojnë mes tyre për dy biletat e finales së madhe. Argjentinë-Kroaci dhe Francë-Marok dy çiftet që do të dhurojnë spektakël në kampionatin botërorë në ndeshjet e mbetura.
Pas pauzësh dy ditore, ku sot dhe nesër nuk do të luhet asnjë përballje “magjia” e Kupës së Botës do të rikthehet sërish ditën e martë, ku Argjentina dhe Kroacia do të përplasin “brirët” mes tyre në orën 20:00. Lionel Messi është vetëm 2 ndeshje larg trofeut në “vallëzimin” e tij të fundit në këtë turne.
Një ditë më vonë, të mërkurën nga ora 20:00, kampioni në fuqi, Franca do ta kërkojë finalen, por përballë do ta ketë befasinë e këtij Botërori, Marokun.
Poll