
Lionel Messi është intervistuar nga e përditshmja sportive në Argjentinë “Ole” mbi pjesëmarrjen e mundshme të tij në Kupën e Botës 2026. Gjatë intervistës Messi u pyet gjithashtu për marrëdhënien e tij me Kylian Mbappe. Messi u shpreh se ai ka folur me Mbappe gjatë finales së Kupës se Botës dhe pas saj.
Ai ka mbajtur kontakte me francezin edhe gjatë festimeve të Argjentinës. Messi shton që marrëdhënia është e mirë dhe nuk ka asnjë çështje mes tyre. “Po, ne folëm për ndeshjen, për festimet, se si njerëzit e përjetuan në Argjentinë, kur unë isha me pushime”, shpjegon Messi, “asgjë më shumë, por po shkon mirë, vërtet mjaft mirë me të.”
Ai foli gjithashtu për eksperiencën e finales së humbur në Kupën e Botës në 2014. “Unë gjithashtu kam qenë në anën tjetër, humbva një finale dhe nuk desha të më fliste njeri për të më pas, për çka ndodhi aty. Por e vërteta është se unë nuk kam asnjë problem me Kylian, madje është krejt e kundërta”, ka përfunduar Messi.