Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kuksianët u tregojnë muskujt malazezëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kuksianët u tregojnë muskujt malazezëve

Kukësi po e pret me shumë besim sfidën me malazezët e Rudar Plevljas në Europa League, ku shanset e kualifikimit janë të mëdha. Skuadra verilindore po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni dhe, siç tregon kjo foto në një sallë force, lojtarët e Kukësit po nxehin muskujt për ta fituar me çdo kusht ndeshjen e parë në Shqipëri, që do t’i hapte rrugën kualifikimit. Ndërkaq, mësohet se ndeshja e kthimit me Rudarin nuk do të luhet në qytetin e Pljevljas, por në Nikshiq, në stadiumin "Gradski Stadion". Ky stadium ka një një kapacitet prej 5214 vendesh dhe aty luan ekipi i Sutjeskës. Por deri atëherë ka kohë, sepse përpara është ndeshja e parë, që pritet të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga