Kukësi ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet për takimin e Kupës së Shqipërisë kundër Labërisë që do të zhvillohet në Nartë të Vlorës. Të besuarit e Dobit kërkojnë që të marrin fitoren e parë për këtë sezon dhe objektivi është kualifikimi për më tej në kupë.
Ekipi do të niset ditën e nesërme për të zhvilluar takimin ndaj Labërisë që starton në orën 15:00. Takimi i kthimit do të jetë me datë 12 tetor në Kukës. Ekipi ka qenë i plotë në seancën e fundit dhe nuk do të ketë asnjë mungesë për këtë takim.
Poll