Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi përgatit titullin nga "Internacionali", verilindorët njoftojnë për miqësoren e së premtes

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi përgatit titullin nga "Internacionali",

Kukësi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, pas kthimit nga Antalia në kompleksin "Internacional" në Pezë Helmës. Të besuarit e trajnerit Gjoka janë vënë nën urdhrat e tij në orën 11:30. Gjithashtu klubi verilindor bën me dije që të premten do të luhet një ndeshje miqësore kundër Vllaznisë në stadiumin "Loro Boriçi".

"Skuadra e Kukësit ka nisur përgatitjet në Shqipëri. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka ka filluar përgatitjet në kompleksin “Internacional”, në Pezë. Ekipi ka nisur stërvitjen në orën 11:30, trajneri Gjoka ka zhvilluar një program ku ka alternuar ushtrimet fizike dhe teknike për lojtarët e tij. Lojtarët i kanë zhvilluar të plota ushtrimet dhe nuk ka dëmtime. Përjashtim bën Greca që akoma nuk është rikuperuar që nga dëmtimi në Turqi.

Skuadra po zhvillon përgatitje për ndeshjen e parë me Vllazninë që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në kuadër të vazhdimit të kampionatit. Ndeshja do të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00, sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Skuadra do të vazhdojë nesër me dy seanca. Paradite në palestër, ndërsa pasdite në fushën e kompleksit 'Internacional' ", shkruhet në njoftimin e Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga