Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi larg pritshmërive, merkatoja e janarit shihet si “shpëtim” për verilindorët

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi larg pritshmërive, merkatoja e janarit shihet si

Kukësi është shumë larg pritshëmërive të drejtuesve në këtë sezon. Verilindorët aktualisht pozicionohen në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit, ku pas 18 javësh ia kanë dalë të grumbullojnë 19 pikë.

Ditën e djeshme nga skuadra janë larguar dy lojtarë. Fluturim Domi dhe Blerim Sahiti, të cilët nuk janë të vetmit, pasi disa javë më është larguar edhe Arbër Basha . Të 3 lojtarët lënë “boshllëk” në skuadër, me drejtuesit që duhet të punojnë fort për të gjerur zëvendësuesit e duhur.

Në fakt në Kukës merkaton e janarit e shikojnë si “shpëtimin” e këtij sezonit, pasi Stavri Nica kërkon lojtarë që të bëjnë të mundur rikthimin e ekipit te rezultatet pozitive pasi prej më shumë se 6 javësh njohin vetëm barazime.

Nga mbrotja në sulm, verilindorët duan përforcime. Deri më tani ka patur vetëm largime, ndërsaa pritet me interes për të mësuar se cilët do të jenë futbollistët që do të veshin fanelën e Kukësit për pjesën tjetër të sezonit.  Në 18 javë kanë pëësuar 25 gola, ndërsa kanë shënuar vetëm 18-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga