Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi i "nxin jetën" Vllaznisë, Dashamir XHIKA spektator në 90 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi i "nxin jetën" Vllaznisë, Dashamir XHIKA

Kukësi barazoi dje kundër Vllaznisë pa gola (0-0), por ajo që ra në sy ishte performanca pozitive e fazës difensive. Verilindorët ishin rreshtuar me katër në prapavijë. Me Obanor dhe Teqjën në qendër dhe Maliqin në të djathtë, prapavija u bë e pakalueshme. Pas shumë kohësh si titullar e nisi Blerim Kotobelli, i cili tregoi sinjale pozitive ndaj shkodranëve duke e bërë krahun e tij "hermetik".

Për herë të parë, Dashamir Xhika s'pati punë duke qenë thjesht një spektaktor për 90 minuta. Orges Shehi, si një ish-portier e njeh mjaft mirë punën e mbrojtjes. Hera e parë në drejtimin e Kukësit dhe dje u vërejt se faza difensive kuksiane ishte "kopsitur" në mënyrën e duhur. Megjithatë notën maksimale do t'ia vendoste një triumf i mundshëm. Vlen të theksohet se nënkampionët patën disa mungesa dhe Kristal Abazaj u detyrua të luante i sforcuar pasi vuante dëmtimin në kofshë.

Poll

Lexo gjithashtu