Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Ku po të çojnë o djali im”? I jepet lamtumira e fundit tifozit grek që u vra mes përleshjeve me kroatët në Athinë (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
“Ku po të çojnë o djali im”? I jepet lamtumira e

Familja, miqtë dhe të afërmit i dhanë sot “lamtumirën” e fundit 29-vjeçarit Michalis Katsouris , i cili u vra pas një sulmi huligan në New Philadelphia mbrëmjen e së hënës në Athinnë.

“Ku po të çojnë o fëmija im?”, tha nëna e tij e cila shpërtheu në lot teksa arkivoli po dilte nga kisha, ndërsa të pranishmit shpërthyen në duartrokitje në shenjë respekti e mirënjohje.

Me buqeta me lule në duar, miqtë e AEK-ut i dhanë lamtumirën e fundit 29-vjeçarit në kishën e Agios Konstantinos në Elefsinë. Arkivoli ishte zbukuruar me trëndafila të verdhë dhe një shall të AEK-ut që shkruante origjinale.

[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_title="Foto nga ceremonia mortore e tifozit/ © Credits protothema.gr" ids="703093,703095,703096,703092"]

“Në shenjë zie për humbjen e padrejtë të bashkëqytetarit tonë 28-vjeçar Michalis Katsouri dhe deri në kortezhin mortor nuk do të zhvillohet asnjë aktivitet sportiv apo kulturor brenda kufijve të Bashkisë sonë. I shprehim dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe qëndrojmë në krah të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Udhëtim të mbarë, Michael…”.thuhet në njoftimin e komunës.

Kujtojmë se Michalis Katsouris vdiq pas përleshjeve mes tifozëve kroatë dhe grekë gjatë natës së 7 gushtit në Athinë, duke e detyruar shtëpinë e futbollit evropian, UEFA, ta shtyjë ndeshjen kualifikuese të së martës në Ligën e Kampionëve mes AEK-ut të Athinës dhe Dinamo Zagrebit, pikërisht për shkak të dhunës së tifozëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga