Futbollisti i Kukësit, Sindrit Guri është i ftuar në emisionin "Zona Gol", në "Supersport". Gjatë emisionit, Guri ka folur dhe për takimin Skënderbeu - Laçi, 2-3, ku tha se u habit nga përmbysja që ndodhi.
"Skënderbeu ka ekip shumë të mirë, edhe bën një futboll shumë të bukur. Ne pamë ndeshjen me Laçin, golat, por na u duk shumë e habitshme që iu kthye rezultati. Nuk e di, me vërtetë shumë e habitshme, futbolli është i paparashikueshëm, por nuk e di", tha lojtari.
Poll
