
Luftetari do të nisë javën e ardhshme aventurën në Kategorinë e 3-të. Skuadra gjirokastrite ka ndryshuar edhe emrin e tani quhet Akademia e Futbollit Luftetari per te shpetuar totalisht nga borxhet e shumta qe kishte akomuluar nder vite. Në një intervistë për mediat, Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi është shprehur se Bashkia ka dhënë një fond prej 100 milionë lekësh te vjetra për futbollin e te rinjve, por edhe per skuadrën e parë. Një fond që pritet që të ngrejë shumë shpejt Luftëtarin në Kategorinë e Dytë, por edhe në të parën apo Superligë pasi disa vitesh.
"Fillojmë shumë shpejt me aktivitetet, sigurisht amator dhe Kategorinë e 3-të e brenda shtatorit fillojme Kategorine e Dyte. Akademia e Luftetarit tashme, ne si Bashki kemi vendosur nje fond prej 100 milione lekeve te vjetra per femijet, te rinjte dhe ekipin e pare. Duhet te kishim filluar kampionatin, por per shkak te nje skuadre nuk filluam. Do te luajme javen e ardhme".