Nga dje të gjithë tifozët dhe dashamirësit e Kombëtares Shqiptare do të kenë një dyqan tërësisht dedikuar Kombëtares. Kjo ka qenë nismë e Federatës Shqiptare të futbollit për të pasur një pikë zyrtare “të takimit” ndërmjet tifozëve dhe simboleve të Kombëtares. Aty tifozët mund të gjejnë bluzat e Kombëtares ,flamuj ,shaje,jelekë dhe çdo simbol tjetër,por edhe risia që sjell Federata me fanellat e personalizuara për çdo sportdashës.
[caption id="attachment_496" align="alignright" width="500"] Tre fanellat zyrtare të Kombëtares që do përdoren gjatë Europianit[/caption]Dyqani gjendet te “Rruga e Elbasanit’ në Tiranë dhe për dy ditët e para çdo produk i tregëtuar në këtë dyqan do të ketë ulje deri në 40%. Interesi i tifozëve pritet të jetë i lartë duke marrë parasysh sa të lidhur janë shqiptarët me simbolet e kombit. Sidomos e shprehur kjo në ngjarje kaq historike siç është pjesëmarrja për herë të parë e Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit.