Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kriza pushton kombëtaren e Italisë, Gravina: Trefishim i faturave, rrezikojmë mbylljen

Shkruar nga NEWSPORT
Kriza pushton kombëtaren e Italisë, Gravina: Trefishim i faturave,

 

Presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina ka ngritur alarmin për një mbyllje të mundshme të shtëpisë së kombëtares së kaltër në Firenze, Faturat e larta të dritave në Coverciano po bëjnë që t’i vihet dryni një prej qendrave më të rëndësishme sportive në Itali, aty ku grumbullohet edhe kombëtarja kampione e Europës.

“Në shtëpinë e Kombëtares, një faturë e energjisë elektrike prej 26,000 euro mbërriti në maj, 45 mijë në qershor, 79 mijë në korrik. Gazi ende nuk ka mbërritur. Me atë që rrezikojmë të humbasim çdo muaj, nuk duam të qëndrojmë të hapur. Çfarë të bëj, ta mbyll dhe dërgoj njerëzit që punojnë në shtëpi?”, tha Gravina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga