
Në kohë merkatoje drejtuesit e skuadrave mendojnë shumë emra për të finalizuar me ata që u bëjnë më shumë punë, nëse arrihet akordi. Te Flamurtari duan të kompletojnë sa më parë skuadrën e re, por për disa role duket se ka jo pak vështirësi. Një rol i tillë është mbrojtësi i krahut të majtë, që është një “hall” për shumicën e skuadrave të kampionatit tonë. Klubi vlonjat ka konfirmuar disa titullarë të sezonit që shkoi dhe në këtë listë nuk ka një mbrojtës “sallaks”. Kjo gjë e ka detyruar trajnerin Gugash Magani të mendohet mirë dhe mësohet se fokusi i tij është mbrojtësi gjeorgjian, Giorgi Popkhadze, i aktivizuar me Flamurtarin sezonin e fundit. Kriza e mbrojtësit të majtë mund të rikthejë në Vlorë vetëm Popkhadzen dhe jo sulmuesin Tskhadadze, siç është folur ditët e fundit.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram