Arbitri spanjoll Mateu Lahoz, u kthye në qendër të kritikave gjatë Botërorit në Katar, pasi vendimet e tij ishin jashtë çdo limit. Dy ndeshjet e tij të fundit kanë kapur shifrën rekord të kartonava të verdhë, pasi ka nxjerrë plot 26 herë kartonin nga xhepi.
Në sfidën mes Hollandës dhe Argjentinës ai akordoi 1 penallti dhe ndëshkoi me të verdhë plot 13 lojtarë. Ndërkohë që në La Liga ai gjykoi sfidën e Barcelonës kundër Espanyol në natën e ndërrimit të viteve, ku e ktheu në një festival kartonash, 11-të të verdhë, 2 të kuq dhe 1 penallti.
Lahoz në moshën 45 vjeçare ka konfirmuar që do të shkëputet nga “bilbili” i tij. Fundi i këtij sezonit do të jetë i fundit në karrierën e tij si arbitër, pasi në arkivat e tij do të ketë dhe finalen e madhe të Champions Leagu 2021, ku Chelsea fitoi ndaj Cityt. Lahoz konfirmon kështu zërat që flisnin për largimin e tij.