Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kritikat e ish-lojtarit të njohur: VAR-i është i ngadaltë

Shkruar nga NEWSPORT
Kritikat e ish-lojtarit të njohur: VAR-i është i ngadaltë

Thierry Henry ka treguar problemet me teknologjinë duke u ndalur pikërisht te VAR. Ish-sulmuesi i njohur francez në konferencën e mbajtur në Londër për "Ëeek Sport Bussines", ka thënë që teknologjia nuk është e shpejtë sa duhet. Në fjalën e tij për gazetarët, Henry ka thënë:

“Në futboll ne jemi ende prapa, kemi shumë për të mësuar. Ajo që mund të shoh në futbollin amerikan, në regbi, në kriket apo çfarëdo që të jetë, tenis, është e menjëhershme. Me VAR-in, ajo me të cilën mërzitem është se nuk është mjaftueshëm i shpejtë.

Një gjë tjetër që është shumë e vështirë për mua është që unë dikur shënoja gola si lojtar. Ndonjëherë nuk e di tani nëse po feston apo jo. Kjo e vret gëzimin e lojës”, ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga