
Kristi Kote ka folur pas fitores 3-0 kundër Apolonisë. Mesfushori i talentuar ishte autor i dy asisteve për të kuqtë dhe në ndeshjen e dytë radhazi, bëri maksimumin në stadiumin "Loni Papuçiu". Në fjalën e tij për Supersport, futbollisi i kuq deklaroi:
"Më vjen shumë mirë dhe e falënderoj profesorin për mundësinë. Më duhet shumë punë për të qenë sa më mirë. E vështirë është ta mbash, jo ta arrish vendin e titullarit.
Goditjet e dënimit? Ne punojmë gjatë javës goditjet e dënimit dhe më vjen mirë që u finalizuan me gol.
Formacioni? Sigurisht që vitin e kaluar pata dy dëmtime që penalizuan. Për mua s'ka asnjë problem për vendin e formacionit. Do të jap maksimumin ku të jetë nevoja.
Ekrani? E thashë dhe në fillim. Mua më jepet mundësia dhe arrita ta kap atë. E rëndësishme është ta mbaj atë duke bërë maksimumin", përfundoi ai.