Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Unë nuk kam luajtur kriket, por futboll", Stankovic flet pas eleminimit nga Milani: Duhet të gjuanim goditjen e këndit në fund, Interi favorit për titullin në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
"Unë nuk kam luajtur kriket, por futboll", Stankovic flet pas

Crvena Zveda u eleminua nga Europa League pas barazimit 1-1 në "San Siro" ndaj Milanit. Barazimi 2-2 në ndeshjen e parë të luajtur në shtpëi bëri që skuadra serbe të largohej nga Europa, por duke bërë një paraqitje pozitive. Crvena luajti për shumë minuta më një lojtar më pak, por tentoi deri në fund duke vënë në vështirësi Milanin. Në fund të sfidës për mediat, trajneri Dejan Stankovic u shpreh I lumtur me paraqitjen e skuadrës, ndërsa theksoi se Interi mbetet favorit për fitimin e titullit në Serie A.

"Kalimi i raundit ishte i mundur, përkundër faktit që ne luajtëm në dhjetë për një orë në shtëpi dhe në Milano. Por unë nuk qaj, madje as për goditje këndi që nuk na lejuan ta gjuanim në fund. Unë nuk dua të bëj polemika, edhe nëse mendoj se anasjelltas do ta kishin gjuatur goditjen e këndit.

Ata thonë se unë jam në fillim të karrierës time, por kam shumë përvojë sepse kam luajtur futboll dhe jo kriket. Jam krenar për punën tonë, djemtë e mi kanë qenë të mirë dhe të guximshëm, me besim mes tyre.

Ibrahimovic është më shumë se një mik, ai është një vëlla. Milani po bën pak në 20 ditët e fundit, por ende mund të rritet, por Interi është favorit për të fituar Scudetto".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga