Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Krenaria e Tiranës”, bardheblutë “mburren” me Luiza GEGËN: Bravo e madhe dhe për trajnerin Stërmasi

Shkruar nga NEWSPORT

Luiza Gega përfundoi e para në garën e 3000 metrave me pengesa të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”. Shqipëria siguroi medaljen e dytë të artë nga Algjera, pasi e kishte fituar të parën në sportin e mundjes. Gega me kohën 9:14.29 vendosi rekord të ri kombëtar, të cilin e mbante vetë më parë.

Mbarë bota e sportit dhe jo vetëm në Shqipëri, kanë shfaqur gëzimin e tyre. Klubi Shumësportësh Tirana ka postuar në rrjetet sociale, duke treguar sa krenarë ndjehen për sportisten e tyre. Më tej ata nuk harrojnë të përmendin dhe trajnerin e Gegës që ka mjaft merita, Taulant Stërmasin.

“Luizaaaaaa Gegaaaaa
Është sërish ajo krenaria e KS Tiranës dhe gjithë Shqipërise LUIZA GEGA fiton medaljen e Arte në lojrat mesdhetare duke konfirmuar më së miri momentin e saj magjik përagjatë vitit 2022, nje bravo e madhe shkon edhe per trajnerin e Luizës dhe KS Tiranës, Taulant Stërmasi.
Krenar me ty Luiza”, shkruan Klubi Shumësportësh Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga