Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Vlen 300 mijë euro, mesfushori “braktis” kampionët e Superligës në mes të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vlen 300 mijë euro, mesfushori “braktis”
Denys Kostyshyn

Klubi i Dritës, ka njoftuar largimin e mesfushorit ofensiv të skuadrës së tij, bëhet fjalë për Denys Kostyshyn. Me anë të një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, klubi gjilanas shpjegoi se bashkëpunimi me futbollistin ukranias, ka përfunduar miqësisht. Duke i uruar kështu edhe suksese të mëtejshme 28-vjeçarit.

Fotoja e mesfushorit është shoqëruar edhe me shkrimin: Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Denys Kostyshyn. Pas një periudhe prej afro një viti bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore. Klubi ynë i uron Denysit shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Largimi i tij vjen në një kohë kur, Drita është e angazhuar maksimalisht sa i takon renditjes në Superligën e Kosovës. Pasi ndodhet në vendin e 5-të dhe përpara ka një sfidë të fortë me kryeqytetasit.  

Poll

Lexo gjithashtu