Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Vetëm 4 ndeshje të luajtura, mbrojtësi largohet nga kampionët e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vetëm 4 ndeshje të luajtura, mbrojtësi largohet nga
Superliga e Kosovës

Skuadra nga Superliga e Kosovës Drita ka njoftuar se ka mbyllur marrëveshjen para kohe me Kastriot Rapuca. Pas kurorëzimit në kampionat ka ardhur edhe njoftimi.

Vlen të përmendet se Rapuca luajti në total 4 ndeshje me kampionët e Kosovës dhe largohet me medaljen e fituesit. Numri i ulët i paraqitjeve dhe konkurrenca e lartë në repartin e prapavijës ka bërë që mos të ketë më vend për Kastriotin në planet e trajnerit Ramadani.  

“Kastriot Rapuca largohet nga ne si Kampion. Pas përfundimit të kampionatit dhe kurorëzimit me titull kampion, Kastriot Rapuca dhe klubi me marrëveshje të dyanshme jenë dakorduar që të mbyllim marrëveshjen para kohe.

Klubi ka mirëkuptuar kerkesën e Rapucës që ai të kërkojë një klub ku mund të ketë minuta më shumë për të luajtur. Rapuca erdhi si një lojtarë tek ne para një viti dhe po del si një kampion ku klubi jonë FC DRITA e falënderon për kontributin dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë gjithë sezonit. Suksese Rapuc dhe paq fat”, shkruan klubi i Dritës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga