Stivian Janku është lojtari më i ri i Feronikeli 74. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Dinamon, për të nisur një të re në Superligën e Kosovës.
Kjo është hera e parë që Janku largohet nga Shqipëria, ku më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Egnatias, Bylisit, Luftëtarit, Partizanit dhe Delvinës. Ndërsa lajmin për transferimin e tij në Kosovë e ka bërë të ditur vetë klubi i Feronikelit.
Njoftimi:
“Stivian Janku është afrimi i rradhës i klubit për sezonin e ri. Futbollisti në Feronikel vjen nga skuadra shqiptare, Dinamo City. Mbrojtësi ka shumë eksperiencë, ndërkohë që ka luajtur me skuadra si Partizani, Bylys dhe Egnatia gjithashtu 27 vjeçari ka paraqitje edhe për Kombëtaren shqiptare. Janku luan në qendër të mbrojtjes dhe është një vlerë e shtuar për ekipin tone”, shkruan klubi i Feronikelit në rrjetet sociale.
View this post on Instagram