
Eliot Bujupi
Eliot Bujupi është futbollisti më i ri i KV Westerlo në Belgjikë. Sulmuesi 19-vjeçar është larguar nga Stuttgart, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit belg.
Talenti i Kosovës ka kaluar nga njëri klub tek tjetri në formë huazimi. Kjo “formulë” transferimi do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa klubi belg ka të drejtën e blerjes.
Kujtojmë se Bujupi e ka nisur karrierën e tij tek Sindelf, për të kaluar më pas tek Kicker. Më vonë është bashkuar me një tjetër klub gjerman, Stuttgart, me të cilët ra në sy.
Ai gjithashtu ka luajtur 3 minuta me përfaqësuesen A të Kosovës në ndeshje zyrtare, duke qenë kështu pjesë e tyre.
View this post on Instagram
Poll